POLITIKA E PRIVATËSISË

Politika e privatësisë së PPP INFO DOO

Shërbimet që ju ofron faqja www.ppp.mk konsistojnë në mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve të tjera lidhur me hulumtimin e tregut, të cilat janë me interes të veçantë për tregtarët/shitësit e vendit, si dhe me interes për publikun e gjerë.

Me krijimin e kësaj platforme, ne synojmë të përmirësojmë shërbimet e tregtarëve/shitësve duke mbledhur vazhdimisht informacionet kthyese të përdoruesve të tyre. Gjithashtu, ne ofrojmë PPP-në si një platformë për kërkime të tregut dhe marketing.

Distribuimi i të gjitha të dhënave bëhet përmes faqes www.ppp.mk. Politika e privatësisë së PPP-së është një pjesë integrale e kujdesit tonë të vazhdueshëm ndaj përdoruesve. Politika është krijuar për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve të kësaj faqe interneti. PPP-ja përkushtohet seriozisht për mbrojtjen e privatësisë, respektivisht mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve të faqes së internetit. Ne duam të jemi të sigurt se i keni kuptuar plotësisht termat dhe kushtet sa i përket shfrytëzimit dhe përdorimit të informacionit. Lexoni me kujdes informacionin në lidhje me Politikën e privatësisë. Qasja dhe përdorimi i faqes së internetit për ne nënkupton se jeni dakord me këtë politikë të privatësisë dhe me çdo ndryshim apo plotësim të politikave individualisht. Nëse nuk jeni dakord me Politikën tonë të privatësisë dhe nuk pajtoheni me kushtet e përdorimit të faqes sonë dhe informacionin e përmbajtur aty, ju lutemi mos hyni dhe mos e përdorni faqen tonë të internetit. Për më shumë informacion mbi kushtet e përdorimit të saj, shihni në seksionin Kushtet e përdorimit të PPP-së.

Të dhënat që mblidhen dhe përdorimi i tyre

Të dhëna (informacion) personale

Me rastin e përdorimit të shërbimeve tona, mund t’ju kërkohen informacione identifikimi: emri dhe mbiemri, gjinia dhe data e lindjes, vendbanimi, emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi, si dhe adresa e emailit për kontakt që duhet të vendosni gjatë procesit fillestar të hyrjes/regjistrimit si përdorues në faqen e internetit. Ky proces regjistrimi është vullnetar, kështu që Ju si përdorues vendosni nëse do t’i futni të dhënat në bazën e të dhënave të PPP-së. Qëllimi ynë parësor është që të dhënat personale të futura të përdoren për t’ju ofruar shërbimin e duhur në përputhje me nevojat tuaja (sipas dëshirës suaj) si për shembull: përzgjedhja e tregtarëve, lënia e komplimentit, ankesës ose rekomandimit përkatës, zgjedhje ku të drejtoni komentin, për një punonjës ose produkt/shërbim dhe nevoja të tjera që korrespondojnë më së miri me nevojën e kërkimit tuaj.

Të dhënat personale për identifikim që marrim nga ju, ne mund t’i përdorim për t’ju dërguar mesazhe ose për të përshtatur informacione specifike që i përshtaten më mirë interesave dhe nevojave tuaja. Nëpërmjet analizës së informacionit personal dhe interesave dhe nevojave të shprehura nga ju, ne avancojmë dhe përmirësojmë ofertën që ju nevojitet. Në rast nevoje, ne do të prodhojmë vetëm të dhëna të përmbledhura që në asnjë mënyrë nuk mund të lidhen me një person specifik. Ky informacion nuk është i lidhur me informacionin personal që jepni kur përdorni faqen e internetit. Asgjë nuk do të riorganizohet, shpërndahet, publikohet apo referohet, përveç me kërkesën tuaj, si dhe në rastet në përputhje me ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në rast bashkimi ose shitje të kompanisë sonë nga një kompani tjetër, të dhënat tuaja personale të identifikimit do të merren përsipër nga pasuesi i ri afarist, por sipas kushteve të Politikës së privatësisë. Të dhënat personale të identifikimit, PPP-ja mund t’i ndajë me shërbimet kompetente dhe me një urdhër gjykate, si dhe në raste të tjera të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Të dhëna jopersonale për identifikim

PPP-ja mbledh gjithashtu informacione që nuk janë personale, por mund të jenë të identifikueshme, si p.sh. adresat IP ose vendndodhja e kompjuterit tuaj në internet, numri i vizitave, cili shfletues përdoret, koha mesatare e kaluar në faqe. Ne e përdorim këtë informacion për të administruar sistemet dhe për të zgjidhur problemet, për të përmirësuar përmbajtjen dhe pamjen e faqes së internetit dhe për të ofruar informacion përbledhës për tregtarët dhe partnerët e tjerë. Palëve të treta ose tregtarëve mund t’u zbulojmë të dhëna jopersonale në formën e përmbledhur, në një mënyrë që ju nuk mund të identifikoheni, respektivisht të zbulohen të dhëna demografike. Për shembull, PPP-ja mund të ndajnë me palët e treta të dhëna demografike të caktuara, si p.sh. sa burra, gra të grupmoshave të ndryshme, qytete ose shtete nga mosha 25 deri në 35 vjeç kanë vizituar faqen e internetit në një periudhë të caktuar. Bëhet fjalë për të dhënat tona të cilat janë të përpunuara statistikisht. Ne do të përmirësojmë rregullisht faqen e internetit për nevojat e përdoruesve tanë, për t’ju ofruar informacion në lidhje me shërbimet për të cilat jeni të interesuar, në varësi të interesave tuaja personale që lidhen me nevojën tuaj aktuale. Prandaj, qëllimi ynë është t’u mundësojmë tregtarëve, si dhe partnerëve të tyre, të cilët ofrojnë produkte ose shërbime që ne i konsiderojmë me interes për përdoruesit e faqes së internetit, që përdoruesve t’u dërgojnë informacion dhe oferta përkatëse dhe të rëndësishme.

Monitorimi i të dhënave

Një pjesë e informacionit ruhen në softuerin e shfletuesit të kompjuterit tuaj ose ruhen përkohësisht në kujtesën e kompjuterit tuaj nëpërmjet Cookies. Cookies janë skedarë të vegjël që ruhen përkohësisht në diskun tuaj dhe që mund të ruajnë të gjitha informacionet e specifikuara më sipër. PPP mund të dërgojë dhe shkarkojë Cookies në kompjuterin tuaj. Duke vendosur “Cookies”, ju mundësoni faqen tonë të internetit të identifikojë kompjuterin tuaj kur të na vizitoni herën tjetër, në mënyrë që ne të mund të përshtatim përvojën e përdoruesit me faqen e internetit. Për shembull, PPP përdor Cookies për të identifikuar përdoruesin, për të monitoruar përdorimin e faqes së internetit, cilat faqe të tjera keni vizituar, cilat lidhje keni përdorur, për të shtuar informacione rreth produkteve dhe shërbimeve me interes bazuar në nevojat tuaja konform informacionit që ju keni dhënë ose keni futur përmes aktiviteteve tuaja, si dhe për të vlerësuar se sa vizitorë ka faqja e internetit. Ky informacion na ndihmon të krijojmë një përvojë të re ose të përmirësojmë atë ekzistuese që është e pranueshme për të gjithë vizitorët në faqen tonë të internetit. PPP gjithashtu përdor Cookies për të ruajtur emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet e dhëna gjatë regjistrimit.

Kjo politikë e privatësisë vlen vetëm për faqen tonë të internetit. Cookies e palëve të treta dhe udhërrëfyesit në internet përdoren sipas kushteve të politikave të privatësisë së tregtarëve – palës së tretë, e jo sipas kushteve të kësaj politike. Shumica e shfletuesve të internetit janë paracaktuar të pranojnë Cookies, por nëse dëshironi, mund të refuzoni të lini Cookies në kompjuterin tuaj duke përdorur softuerin përkatës të shfletuesit (nëse ka) për të fshirë Cookies. Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm se disa seksione/pjesë të faqes së internetit mund të mos funksionojnë siç duhet nëse shfletuesi juaj nuk i pranon ose nëse i fshini “Cookies”. Të dhënat e marra nga klientët do të përdoren në mënyrë më efikase për të informuar tregtarët për produktet dhe/ose shërbimet e tyre.

Personat e mitur (fëmijët)

Kjo faqe interneti nuk është e destinuar kryesisht për personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, respektivisht për fëmijët. Prandaj, ne nuk do të mbledhim ose publikojmë me vetëdije të dhëna nga fëmijët pa pëlqimin e prindit ose kujdestarit, madje as nuk do t’i publikojmë ato te një palë e tretë. Rekomandojmë prindërit, gjegjësisht kujdestarët që t’i mësojnë fëmijët e tyre për përdorimin e sigurt të internetit dhe dhënien e të dhënave personale.

Mbrojtja e të dhënave në faqen e internetit

Ne kemi zbatuar një sërë funksionesh sigurie në tërë faqen e internetit, të dizajnuar për të mbrojtur informacionin e marrë në sistemin tonë nga zbulimi, përdorimi ose qasja e paautorizuar e të dhënave personale. Vetëm personat e autorizuar të cilët janë të detyruar të respektojnë konfidencialitetin e të dhënave tuaja kanë qasje në të dhënat e mbledhura personale të përdoruesve. Më tej, kur vizitoni për herë të parë faqen tonë të internetit ose kur dëshironi qasje në të dhënat tuaja nëpërmjet faqes. Megjithatë, megjithëse PPP përpiqet të krijojë një faqe të sigurt dhe të besueshme interneti për përdoruesit e saj, ne nuk mund të garantojmë konfidencialitetin e çdo komunikimi ose materiali të transmetuar në dhe nga PPP nëpërmjet saj ose emailit dhe ne nuk jemi përgjegjës për asnjë veprim që mund të ndërmerret nga palët e treta në lidhje me informacionin e marrë. Kur futni ndonjë të dhënë personale, duhet të jeni të vetëdijshëm për faktin se ai është potencialisht i dukshëm/aksesueshëm për publikun, dhe për rrjedhojë, mund të merret dhe përdoret nga persona të tjerë pa pëlqimin e përdoruesit. Prandaj, përdoruesit duhet të konsiderojnë me kujdes nëse duan të japin të dhënat personale dhe informacionet e ndjeshme që nuk duan t’u zbulohen publikut dhe duhet të jenë të vetëdijshëm se përdorimi i internetit dhe i kësaj faqeje interneti është në rrezikun e tyre të vetëm. PPP nuk mund të garantojë mbrojtjen e të dhënave personale që transmetohen nëpërmjet internetit, në dhe nga faqja jonë, as nuk është përgjegjëse për veprimet e palëve të treta. PPP paralajmëron përdoruesit e saj që të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm kur janë online.

E drejta për të zgjedhur përdorimin ose anulimin e sistemit të mbledhjes dhe/ose shpërndarjes së të dhënave PPP-së

Ju vetë kontrolloni informacionin që jepni. Qasja në faqen e internetit, regjistrimi dhe dhënia e të dhënave personale është vullnetare. Prandaj, përdoruesit e kësaj faqe interneti mund të refuzojnë të ndajnë të dhënat e tyre me palët e treta ose të kërkojnë heqjen e të dhënave të tyre personale nga baza e të dhënave të PPP-së. Siç është përmendur më lart, mbledhja, përdorimi dhe shpërndarja e të dhënave personale na ndihmon në masë të madhe për të krijuar shërbime përkatëse dhe të personalizuara. Pa përdorimin e të dhënave personale, ne nuk mund të ofrojmë shërbime në mënyrën më të mirë. Në çdo rast, nëse vendosni të MOS lini asnjë nga të dhënat tuaja personale, ju lutemi vini re se disa pjesë të faqes sonë të internetit mund të mos jenë të disponueshme për ju.

Publikimi i të dhënave personale palëve të treta

Ne nuk do t’i zbulojmë të dhënat tuaja personale, përveçse mund t’i ndajmë me palë të treta që kanë lidhur një kontratë me ne, duke përfshirë përfaqësuesit dhe punonjësit e tjerë juridikë, në rastet e përcaktuara me ligj, në rast të shitjes ose bashkimit të biznesit ose transferime të tjera të ngjashme, ose nëse nuk përcaktohet ndryshe në Politikën e privatësisë. Ju bëjmë me dije se nuk do të jemi përgjegjës për aktivitetin ose politikën e privatësisë së ndonjë pale të tretë. PPP-ja rezervon të drejtën të ndajë ose transferojë të dhënat tuaja të regjistrimit ose të dhëna të tjera, në rastet e përcaktuara me ligj ose me kërkesë të gjykatës, te shërbimet kompetente kur është e nevojshme për të hetuar dhe parandaluar veprimtari të paligjshme që mund të na ekspozojnë ne ose ju si përgjegjës.

Lidhja me faqe interneti të PALËVE TË TRETA dhe konfidencialiteti i të dhënave

Si një shërbim plotësues për përdoruesit e saj, PPP-ja në faqen e saj të internetit mund të përfshijë programe dhe vegla të ndryshme të krijuara dhe të administruara nga palë të treta (“Faqe i interneti të palëve të treta”). Përdorimi i faqeve të internetit të palëve të treta është zgjedhja juaj dhe varet nga vendimi juaj. Nëse përdorni lidhje të jashtme për të hyrë në faqet e internetit të palëve të treta, duhet të jeni të vetëdijshëm se këto faqe interneti nuk i nënshtrohen Politikës së privatësisë së PPP-së, prandaj ne nuk jemi përgjegjës për funksionimin e tyre. Prandaj, nëse vendosni t’i përdorni ato, përpara se të hyni në ndonjë nga faqet e internetit, kontrolloni: politikën e privatësisë së asaj faqe interneti dhe mënyrën dhe kushtet e punës së palëve të treta, sepse ata kanë politikën e privatësisë, mbrojtjen dhe përdorimin e tyre të të dhënave. Nëse zgjidhni të përdorni një ose më shumë faqe të tilla interneti, atëherë çdo informacion që jepni si pjesë e asaj faqe interneti, si dhe informacioni juaj i regjistrimit, do të jenë në dispozicion të palës së tretë që administron faqen e internetit. PPP-ja do të ruajë privatësinë e të dhënave tuaja në dispozicion të saj në përputhje me rregulloret në fuqi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por ne nuk jemi përgjegjës për mënyrën dhe kushtet e funksionimit të palëve të treta. PPP-ja nuk mund të garantojë që një palë e tretë do të ruajë privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave ligjore, edhe nëse pala e tretë ka premtuar se do të jetë në përputhje me rregullat e zbatueshme të privatësisë dhe të mbrojtjes së të dhënave personale. Theksojmë se ne nuk jemi pronarë të produkteve dhe shërbimeve që ju ofrohen nga palët e treta. Si rezultat, ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për cilësinë e dhënë ose për defekte të mundshme të produktit dhe/ose shërbimit ose për probleme me përdorimin e tyre. Përgjegjësia për këtë i takon tregtarit/shitësit.

Ndryshimet e politikës së privatësisë

PPP-ja rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në politikën ose aktivitetet e saj në çdo kohë, përfshi Politikën e saj të privatësisë. Teksti i ndryshimeve të Politikës së privatësisë publikohet në këtë seksion dhe hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij. Detyra juaj është të vizitoni këtë seksion dhe të lexoni dhe kontrolloni ndryshimet e mundshme.

Vini re: Politika e privatësisë mund të ndryshojë nga vendi në vend. I lusim përdoruesit që hyjnë në faqen e internetit nga vende të ndryshme të informohen për politikën e privatësisë në gjuhën e tyre. Qasja dhe përdorimi juaj i faqes së internetit, pas ndryshimeve të bëra, për ne do të thotë që ju pranoni ndryshimet dhe kushtet e bëra në seksionin Politika e privatësisë. Përdoruesit e faqes sonë të internetit mund të informohen për çdo ndryshim dhe plotësim në seksionin Politika e privatësisë në këtë lidhje :PPP.

Ndryshimi i të dhënave

Përdoruesi mund të kontaktojë në çdo kohë PPP-në nëpërmjet postës elektronike dhe të kërkojë ndryshimin e të dhënave personale të identifikimit që ka dhënë, si dhe të kërkojë fshirjen dhe heqjen e të dhënave personale nga baza e të dhënave të PPP-së. Kërkesat mund t’i dërgoni në adresën e mëposhtme të e-mail-it, info@ppp.mk. Në kërkesë specifikoni emrin dhe mbiemrin tuaj, adresën, emailin dhe të dhënat që dëshironi të ndryshoni. Në rast se marrim një kërkesë të tillë, ne mund t’ju kërkojmë të konfirmoni çdo ndryshim të të dhënave tuaja personale.

E drejta për informacion ose si të na kontaktoni

Të gjitha pyetjet nga përdoruesit në lidhje me Politikën e Privatësisë ose përdorimin e të dhënave personale mund t’i dërgohen PPP-së në adresën e mëposhtme të postës elektronike: info@ppp.mk. Përgjigjet e pyetjeve të parashtruara do t’i merrni brenda 24 orëve nga pranimi i kërkesës.